Një 18 vjeçar humbi jetën në rrugën Levan-Vlorë . Ermir Tare po udhëtonte me njërin prej mjeteve tip Benz që u përplasën rreth orës 14.30 në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur edhe katër persona të tjerë, dy vëllezër Klejdi dhe Qirja Dori, nga 16 dhe 20 vjeç të cilët janë vëllezër, si edhe Flori Duraj 19 vjeç dhe Rei Leskaj 21 vjeç.
Dy prej të rinjve janë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mezi janë nxjerrë nga makina ku mbetën të bllokuar pas përplasjes.
Sipas policisë drejtuesi i njërit prej mjeteve një 40 vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë ndërsa po hetohet si shkak i aksidentit shpejtësia dhe manovrimi i gabuar.
Autostrada Levan-Vlorë u bllokua për disa orë dhe lëvizjet e mjeteve u kryen nga rruga e vjetër.
Top Channel