“Zbardhet” Kukësi, qyteti përfshihet nga reshje të dendura të dëborës, ulje temperaturash në të gjithë qarkun Një çift të rinjsh përfunduan si të akuzuar në Gjykatë për dyshimet se shfrytëzuan një të mitur për prostitucion.
Bazuar në prova dhe dëshminë e vajzës të moshës 16 vjeçare, çifti e dhunoi, e mbajti peng dhe e drogoi vajzën dhe më pas e prostituoi në dy hotele në Tiranë.
Prokuroria tregon për TCH fotografitë në hotelin ku e mitura u mbajt nga të dyshuarit Gerald Stamolla dhe Evisa Mena, ku 31 vjecari shfaqet duke hyrë në hotel me një automjet të bardhe e më pas edhe e mitura.
Me këtë provë akuza mbështet dëshminë e vajzës së shfrytëzuar, nëna e të cilës kallëzoi disa herë në polici duke qenë se dyshonte për shfrytëzimin e së bijës. Për ti shpëtuar çiftit, vajza është larguar nga hoteli, por të dyshuarit i morën të vëllain, pesë vjeç, në automjet, nënvizon prokuroria, duke e detyruar 16 vjecaren që të dilte sërish me ta.
E pyetur në prezencë të psikologëve adoleshentja tregon se si ajo u shantazhua nga çifti që i thoshte: “Kemi prova për ty që je duke pirë drogë dhe do të çojmë në polici. Çdo ditë unë pija drogë se pinin dhe ata dhe nuk dija ç’bëja”.
Në dëshminë e saj 16 vjecarja kujton se si u dhunua dhe u kërcënua gjatë kësaj kohe dhe gruaja e dyshuar e rekrutoi për një vit duke u shtirur si mikeshë e saj.
Top Channel