Korça është qarku i radhës ku ka nisur procesi i vaksinimit anti Covid.
Qendra e vaksinimit është vendosur në ambientet e qendrës rinore dhe brenda saj janë ngritur 7 pika për të mundësuar vaksinimin e bluzave të bardha. 500 vaksina do të përdoren për trupën mjekësore në dy ditët e para të këtij procesi ndërsa 150 janë vaksinuar vetëm sot. E para që u vaksina ishte një prej infermierëve të spitalit.
Në qarkun e Korçës janë mbi 1000 bluza të bardha të shpërndara në 6 bashki ndërsa sipas shefes së Epidemiologjisë procesi do te vazhdoje me plane 5 ditore deri ne përfundimin e vaksinimit të të gjithë personelit mjekësor për të vijuar më tej me kategoritë e tjera por ende nuk ka një datë se kur do të nisi vaksinimi i të moshuarve.
Vaksinimi anti covid do të vazhdojë me grupet prioritare për tu shtrire më tej në të gjithë popullatën, një proces që sipas ekspertëve ka një skenar dhe pritet të realizohet brenda 14 muajsh.
Top Channel