Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel udhëtarëve që të bëjnë kujdes në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok, pasi ka mjegull të dendur.

Mjegulla ka rënë që nga mbrëmja e djeshme duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve për shkak të shikueshmërisë së dobët.

Ndërkohë është raportuar për mjegull edhe në qytete të tjera të mëdha si , Lezha, Durrësi dhe Vlora.

Njoftimi i ARRSH:

 

📍Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
⚠️Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.🚸
#ARRSH #MIE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA