Nismat inovatore me shtimin e korsive të biçikletave, çlirimin e hapësirave publike në favor të këmbësorëve, zgjerimin e trotuareve apo shtimi i projekteve “green” si makinat elektrike, e kanë renditur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një ndër 21 njerëzit me më shumë impakt në botë, lidhur me transformimin e lëvizshmërisë urbane në vitin 2020.
“21Heroes2021”, titullohet artikulli i botuar nga TUMI, Nisma Transformuese për Lëvizshmërinë Urbane, ku përveç Veliajt, në listën e më të vlerësuarve është edhe Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe njeriu më inovator sot në botë, sidomos për makinat elektrike Tesla dhe energjinë e pastër.
Në artikull citohet se këta 21 heronj, janë përkushtuar për të transformuar lëvizshmërinë urbane, duke përmirësuar jetën e të gjithëve.
“Personat e përmendur në këtë botim janë një grup i vogël, por i fuqishëm njerëzish, të cilët kanë kontribuar aktivisht për ta orientuar lëvizshmërinë urbane drejt së ardhmes, më të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme”, shkruhet në botim.
Top Channel