Në orët e para të mëngjesit të sotëm disa automjete janë përplasur njëri pas tjetrit në autostradën Lushnje-Fier.

Përplasja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Kolonjës. Fillimisht një kamion që transportonte naftë ka goditur barrierën mbrojtëse të autostradës dhe për pasojë ka derdhur një sasi të konsiderueshme nafte në rrugë.

Prania e naftës në autostradë ka shkaktuar probleme me drejtuesit e mjeteve duke bërë që makinat e tyre të rrëshqasin në rrugë dhe të përplasen me barrierat anësore.

Në vendngjarje kanë ardhur forcat e shërbimit zjarrfikës Lushnje për të larë rrugën me solucion për të larguar naftën, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka marrë masat për trafikun e shkaktuar.

Gjithashtu po hetohet zbardhja e shkaqeve të aksidentit të shumëfishtë, ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA