(Foto) 1.270 kilometrash katrorë/ Shkëputet një masë gjigante e akullit në Antarktidë

27/02/2021 13:12

Ankara -Një masë akulli prej 1.270 kilometrash katrorë u shkëput nga shelfi i akullit Brunt në perëndim të Antarktidës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në faqen e internetit Space.com, këputja ndodhi pas një çarjeje në pjesën veriore të shelfit të akullit në nëntor të vitit 2020.

Fondacioni Britanik i Kërkimeve në Antarktidë (BAS) njoftoi se çarja që përparoi me rreth 1 kilometër në ditë gjatë janarit bëri që një masë prej 1.270 kilometrash katrorë të ndahet nga shelfi në orët e mëngjesit.

Studiuesit vunë në dukje se masa 20 herë më e madhe se Ishulli Manhattan mund të largohet nga bregu ose të ruajë vendin pranë shelfit të akullit.

Duke deklaruar se këputja është pjesë e procesit natyror, ekspertët vlerësuan se duhet të bëhen kërkime më të hollësishme në mënyrë që të arrihen në përfundime rreth efektit të ndryshimeve të temperaturës të shkaktuara nga ndryshimet globale të klimës.

Shefi i akullit Brunt, 150 metra i trashë, zhvendoset 2 kilometra në perëndim në brigjet e Antarktidës çdo vit. Si rezultat i kësaj lëvizjeje, formohen masat e mëdha të akullit në rajon.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA