Analisti Ilir Yzeri e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “mjeshtër komunikimi”, ndërsa Bashën si “recitues të ftohtë” gjatë analizës së tij në Top Talk për sondazhin e IPSOS.
Në sondazhin e IPSOS për Top Channel, rezultoi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 25 Prill, 49.5 përqind e të anketuarve do të votonin për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme.
Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve.
Yzeiri: Rama sa herë del para kamerës bëhet si ne, përdor të gjithë tekstin e mundshëm që e bën këtë personazh simpatik. Simpati tek një pjesë e madhe dhe antipati tek një pjesë tjetër. Ai e vë dhe veten e tij në lojë, vë dhe shumicën e punëve të tij në lojë, përdor përgjithësisht tonin pak ironik për të paraqitur gjërat, nuk shfaqet asnjëherë dramatik. Ai përdor metafora. Ai është mjeshtër për të gjetur batutën, pra është i pakonkurrueshëm tek batuta. Kjo e shkrifton ligjërimin, e bën më afër thjesht ligjërimit dhe e afron me publikun. Kjo funksionon.
Basha për fat të keq nuk e ka këtë aftësi, është një personazh i ftohtë. Basha nuk e ka këtë aftësi, është sinonimi i nëpunësit të bashkimeve profesionale që lexon tekstin dhe statutin e asaj organizate. Po ta vësh re, Basha është mjeshtër për të lexuar nenet e prokurorisë, nenet e krimit, pra një tekst të ftohtë dhe të zymtë. Pastaj kur vjen puna për tu paraqitur si ai që mund ta ndryshojë botën nuk është i besueshëm sepse kur reciton tekstin e ndryshimit, të kujton këta heronjtë qesharakë të realizmit socialistë të cilët kërkonin ta ndryshonin botën ose me mësimet e Mao ce Dunit, ose me mësimet e shokut Enver.
Top Channel