Reforma në Drejtësi e tremb opozitën sepse ka kuptuar që askush nuk është i paprekshëm.
Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj banorëve të Njësisë 7, ku deklaroi se PD e LSI po kandidojnë persona të përjashtuar nga drejtësia.
“Tërbimi i Saliut dhe Ilir Metës është për Reformën në Drejtësi, se iku garda e tyre pretoriane, që ishin kthyer në gardistë të Ilir Metës dhe Saliut. Pra, nuk qenkan më të paprekshëm, kjo i tremb dhe kjo është arsyeja pse fusin dhe Gjin Gjonin e Petrit Fushën në listë. Pra, kë nxori jashtë Vettingu i fusin këta, kë nxorëm nga dera e drejtësisë duan ta fusin nga dritarja e parlamentit”, nënvizoi Veliaj.
Madje, ai shtoi se kjo që po bën opozita është provokim për popullin. Ndërsa, theksoi se është fyese për të gjithë kur Luli kërkon që ta “provojnë” edhe njëherë.
“Kur sheh skuadrën e diskredituar, ata që janë të gjithë me dosje të gjata në SPAK, që vijnë si kandidatë, do të thotë që këta i kanë punët pisk dhe praktikisht po provokojnë shoqërinë. Lulin e kemi provuar 4 herë. E provuam si kryetar bashkie, i ngeci Sahati, premtoi tramin imagjinar. Ka qenë ministër i jashtëm, firmoste detin si manar me grekët. E provuam ministër të transportit, firuan 300 milionë euro nga rruga, 3 vjet merrte raport “më dhemb barku, nuk shkoj në gjykatë”. E provuam në ministri të brendshme, me plumba në mish”, kujtoi Veliaj.
Top Channel