Një incident me armë është shënuar rreth orës 20.05 të mbrëmjes të së premtes në qendër të Athinës..
Sipas policisë greke, tre persona kanë pasur një sherr banal mes tyre në vendin e quajtur “Sheshi i Atikës”, ku përfundoi i plagosur një shqiptar.
Fillimisht palët janë konfliktuar verbalisht dhe në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe e qëlloi në këmbë.
Në panik autorët hipën në një taksi dhe pasi përshkuan rreth 1 km, e braktisën atë jashtë stacionit qendror të trenit në Athinë, duke lënë brenda edhe armën e krimit.
Ai u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dhjetëra forca të rendit mbërritën brenda pak minutave në vend-ngjarje.
Dyshohet se sherri mes palëve ishte për pazare të prishura të drogës, pasi ai është arrestuar disa herë për krime të lidhura me trafikun e drogës dhe vjedhjeve.
Forca të shumta policore nisën një operacion për gjetjen e autorëve nëpër rrugët e lagjes, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk u bë i mundur arrestimi i autorëve.
Top Channel