554 raste të reja me COVID janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve dhe kanë ndërruar jetë 8 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3,477 testime dhe janë infektuar në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë -7, Gostivari dhe Vallandovë nga 6, Krushev dhe Bogdanci nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçan – 3, Dellçev nga 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçev nga 1.

Sot janë shëruar 210 pacientë nga koronavirusi. Pacientët që kanë ndërruar jetë janë dy nga Shkupi (77, 70) dhe nga një pacient në Prilep (72), Kavadar (73), Ohër (71), Resnjë (68), Vallandov (66) dhe Dojran (64).

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA