Në burg për atentatin me tritol/ Jepet masa për Gjergj Cukalin. Dyshohet se porositi sulmin ndaj Gjon Menës në Kamëz

26/02/2021 15:20

Nën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, sigurim mjetesh për të kryer vrasje dhe mbajtje eksplozivi Gjergj Cukali përfundoi sërish në qeli për dyshimet se ai porositi vrasjen e Gjon Memës përmes një shpërthimi.

Ky i fundit, një person i skeduar në fushën e drogës dhe të grabitjes dhe që shpëtoi nga rastësia. Prokuroria insistoi se Gjergj Cukali u tradhtua nga dy të punësuarit, vëllezër me njëri-tjetrin, Edmond dhe Enver Jakimi, të cilët u zbuluan nga një kamera sigurie.

Edhe dy vëllezërit u lanë nën arrest me burg nga gjykata. Por prokuroria thotë se për vrasjen e Memës ka dyshime se edhe Gjergj Cukali u kontraktua nga autorë të tjerë. Shënjestra e shpërthimit me eksploziv shpëtoi falë një vonese rastësore, ai ndezi me pult automjetin por një ndalesë pak minutëshe për të folur me një të njohur, i fali jetën.

Pas vendimit të gjykatës së apelit që i dha lirinë Gjergj Cukalit si një i dyshuar për vrasjen e ish policit Arben Bilali, Gjergj Cukali rikthehet sërish para togave të zeza si një nga personazhet e botës së krimit që shfaqet në skenën e drejtësisë si i implikuar në ngjarje të bujshme dhe që shpesh ja ka dalë pa u penalizuar.

Gjergj Cukali si edhe në cdo rast tjetër ka mohuar të ketë lidhje me akuzat, me pretendimin se nuk ka asnjë njohje me Gjon Memën, i njohur ndryshe si Altin Xhuxha e njëkohësisht i njohur me Eri Zefin, i vrarë në 2019 për hakmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA