Goditja e radhës për rusët/ SHBA e BE, Krimea nuk është e juaja  por e Ukrainës

26/02/2021 19:21

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë rikonfirmuar pozicionet e tyre se Krimea i përket Ukrainës.

Në një deklaratë të Presidentit të SHBA-së Joe Biden, të lëshuara në prag të shtatë vjetorit të pushtimit të Krimesë nga Rusia,  thuhet se me lëvizjen e saj shtatë vjet më parë, Moska shkeli ligjin ndërkombëtar e normat mbi të cilat vendet moderne angazhohen me njëra-tjetrën si dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të fqinjit të saj.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe aleatëve e partnerëve të saj sot, siç ka bërë që nga fillimi i këtij konflikti. Në këtë përvjetor të zymtë, ne ripohojmë një të vërtetë të thjeshtë: Krimea është Ukrainë”, tha presidenti amerikan.

“SHBA-ja nuk do ta njohë kurrë aneksimin e gadishullit nga Rusia dhe ne do të qëndrojmë me Ukrainën kundër akteve agresive të Rusisë. Do të vazhdojmë të punojmë për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për abuzimet dhe agresionin e saj në Ukrainë”, shtoi Biden.

Në cilësinë e presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, edhe Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas përsëriti qëndrimin e BE-së që dënon aneksimin e Krimesë nga Rusia. BE e sheh këtë veprim si shkelje të ligjit ndërkombëtar. Këshilli riafirmon “mbështetjen e tij të qartë e të patundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, theksoi  Maas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA