Aksidentet rrugore me pasojë marrjen e jetës së njerëzve në rrugët e Shqipërisë  nuk dinë të ndalen.

Më i fundit ai paraditen e të premtes në aksin rrugor, Vlorë –Peshkëpi nga ku humbi jetën një vajzë 7 vjeçare nga fshati Xhyherinë.

Aksidenti tragjik ndodhi si pasojë e përplasjes të së miturës nga një furgon transporti pasagjerësh. Momentin e goditjes vajza ka qenë duke shtyrë një karrocë dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës për të marrë një thes me gëlqere. Një prej banorëve të zonës ka parë të gjithë skenën duke dhënë këtë dëshmi të parë për Top Channel.

Në vendngjarje policia ka ndaluar shoferin e furgonit dhe ka nisur hetimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA