Filmat e Kinostudios/ Propagandë apo pasuri kombëtare?

26/02/2021 14:42

Diskutimet nëse filmat e prodhuar gjatë sistemit komunist duhet të transmetohen apo jo vazhdojnë, ndërkohë që nuk ka një analizë të plotë tëtë tyre.

Gazetari dhe kërkuesi shkencor, Erblin Vukaj flet për studimin që nxjerr 82 filma të kinostudios me probleme.
Studimi bazohet te analiza e debatit të viti 2017. I jemi referuar Kastriot Dervishit. Ai konsideron 82 filma që kanë probleme mr propagandën. Kemi parë sa ndiqen këta filma, duke qenë se nuk e masim dot konkretisht sa shihen në televizion, kemi parë shikueshmërinë në youtube që arrin mbi 7.5 milionë.
Kastriot Dervishi e nis me filmin ‘Skëndërbeu’, thotë se ka propagandë dhe deformim të realitetit“, shpjegon gazetari për “Shqipëria live”.
Vukaj shton se është i domosdoshëm një debat midis profesionistëve, ku secili të japë argumentat e tij. “Kërkohet të nisë një debat, qoftë nga vetë kineastët për të parë sa duhen transmetohen këto filma. Por, fatkeqësisht, ata, ashtu si institucionet shtetërore nuk duan të përfshihen në debat“.

Ndërkohë, gazetarja e kulturës, Jetona Koçibelli thekson se nuk duhen përgjithësuar të gjithë filmat e periudhës ’45-’90. “E pranojmë se filmat e asaj kohe ishin një propagandë. Ka pasur edhe disa raste censure, por nuk mund t’i përgjithësojmë të gjithë. Për shembull ‘Nëntori i dytë’, është një film me shumë vlera artistike. ‘Kapedani’ është një film që vërtetë na bën të qeshim. Duhet vërtetë një debat, të përfshihen dhe vetë regjisorët sa janë ende gjallë“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA