Minatori që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident tragjik në një minierë private në Bulqizë kishte vetëm pak vjet që e siguronte bukën e gojës nëpër galeritë e nëntokës.
Humbja e parakohshme e Fiqiri Karaj lë mjerim në shtëpinë e tij ku jeton nëna, bashkëshortja dhe tre vajzat e tij njëra prej të cilave kërkon kujdes të veçantë shëndetësor.
Familja siç tregojnë të afërmit jeton në një dhomë në kushte të mjerueshme ndaj i duhet ndihmë.
49 vjeçari Fiqiri Karaj ishte kthyer nga emigracioni ne vitin 2014 dhe prej atëherë ndërronte minierat në kërkim të një pune të qëndrueshme deri ditën kur shkelja e rregullave në punë e çoi drejt vdekjes.
Për ngjarjen u arrestua armatori i minierës dhe po ndiqet penalisht edhe brigadieri, si persona që duhet të kontrollonin gjendjen teknike të galerisë. Por drejtësia vetëm sa do të lehtësojë pak dhimbjen e familjes Karaj e cila sot nuk ka as shtëpi.
Top Channel