Në Korçë u shënuan 47 raste të reja infektimesh të shpërndara në qytete dhe fshatra por edhe pse shifrat e të prekurve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten më pak kujdes po tregohet për të shmangur infektimet.
Më të prekura janë grupmoshat e reja por pavarësisht apelit të vazhdueshëm për të respektuar masat këta të fundit dalin të shkujdesur. Frekuentimi i lokaleve, mjediseve të mbyllura apo edhe organizimet familjare mbeten përsëri shqetësimi kryesor ndërsa mjekët epidemiologe e ngrenë shqetësimin se është duke u treguar më pak kujdes.
Në qytetin turistik edhe për shkak të motit të ngrohtë lëvizjet në rrugë janë shtuar e po ashtu edhe frekuentimi i lokaleve, ndërsa në fundjavë turistët vazhdojnë të frekuentojnë Korçën në shifra të larta.
Top Channel