Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin provokon sërish duke i etiketuar shqiptarët me një term fyes.
Ai reagoi ndaj fjalimit të deputetit shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, të cilin thotë se e krahason me Esat Pashë Toptanin.
“As unë nuk e krahasoj Kamberin me Shaban Polluzhën, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, ballistin, bashkëpunëtorin e gjermanëve, vrasësin, nuk do ta krahasoj me atë. Pra nuk e krahasoj me fashistin shqiptar, unë dua ta krahasoj me Esat Pashë Toptanin, ‘shiptari’ i cili ka dashur të bëjë federatë me Serbinë, shqiptari i cili dëshironte që këta dy popuj, shqiptarët dhe serbët të ishin aleatët më të afërt në Ballkan”, ka thënë Vulin.
Sipas tij nuk mund të gjesh një serb që nuk e përdor termin “shqiptari”, duke shtuar se nuk mund t’ua ndalojnë serbëve të flasin në gjuhën e tyre. duke iu referuar termit me të cilin etiketohen serbët në të folurën e përditshme në Kosovë “’Shkija’, ai ka thënë se nuk është e njëjta gjë pasi ‘shkija’ përafërsisht do të thotë ‘derr’”..
Javën e kaluar, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi mbajti një fjalim në gjuhen shqipe, ku ka kritikuar se në parlamentin serb ende po përdoret termi fyes “shiptari”.
Top Channel