Vaksinimi në Berat, Rama: Pranvera, periudhë vaksinimi intensiv/ Manastirliu: Brenda 15 marsit përfundon procesi për bluzat e bardha!

25/02/2021 14:26

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas do të nisë për të moshuarit plus 80 vjeç.

Manastirliu theksoi se së bashku me të vaksinuarit e ditës së sotme, përmbyllen 10 mijë dozat e para. Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet që të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha, duke shtuar se do të trajnohen 500 infermierë që të marrin pjesë në planin vaksinimit intensiv.

“Jemi duke ndjekur procesin e vaksinimit , me ardhjen e dozave çdo jave te vaksinave deri tani, kemi shtrire vaksinimin e territor pikërisht ne polet e përqendruara te vaksinimit. Kemi siguruar jo vetëm vaksinatoret te cilet janë trajnuar gjithashtu kemi plotësuar te gjitha kushtet para vaksinim dhe pas vaksinimit si dhe kushtet frigoriferike per mbajtjen e vaksinave. Procesi ne te gjithë vendin ka ecur mese miri. Do të kemi 500 infermierë të cilët do të trajnohen në arenën kombëtare, duke filluar nga java tjetër në funksion të planit për vaksinimin”, u shpreh Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama tha që periudhën e pranverës duhet ta kthejnë në periudhë të vaksinimit intensiv, që të përfshihet ushtria dhe studentët e infermierisë.

“Jemi optimistë për sigurimin e sasive të tjera të vaksinave në ditët në vijim dhe kthimin e krejt sezonit pranveror në një sezon vaksinimi me intensitet në rritje. Shpresoj që në ditët në vijim të ketë një rritje të sasive të vaksinave. Të përfshijë ushtrinë, studentë të infermierisë, që ta kthejmë këtë pranverë në një periudhë të vaksinimit intensiv dhe që t’ja dalim që të jemi shumë lart se vende të tjera”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA