Pas arrestimit të shtetasit M. T., 37, ditën e djeshme, policia ka vënë nën pranga edhe të atin, shtetasin J. T., pasi të dy akuzohen për armësh zjarri dhe municion luftarak.
Shërbimet e Policisë , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e J. T., në fshatin Dhrovjan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material 10 armë zjarri dhe municion luftarak, konkretisht:
1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.
Njoftimi i policisë/ Sarandë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.
Top Channel