Tensione në Tuz të Mal të Zi/ Hapen lokalet dhe baret, sfidojnë qeverinë për masat! Kryetari Gjeloshaj: Vendimi hakmarrje nga kryeministri

25/02/2021 10:18

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se bllokuan rrugën ndërkombëtare dhe se nuk do të lëviznin derisa të arrin kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq si dhe zëvendësi i tij, Dritan Abazoviq.

Policia erdhi në Tuz për të mbyllur restorantet që u hapën këtë mëngjes pavarësisht masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjeloshaj i tha policisë se po u kërkonte atyre të informonin prokurorinë se, “nëse kjo vazhdon”, ai do t’u bëjë thirrje qytetarëve që të rezistonin, raporton vijesti.me.

“Unë do t’i bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë kësaj ngjarjeje. Ky vendim është personal si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që hakmerren, përkatësisht kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq. Krivokapiq po hakmerret sepse nuk e thirra me rastin e Ditës së Shtetësisë së Kosovës”, tha Gjeloshaj.

Ai konfirmoi herët këtë mëngjes se objektet hotelierike në atë qytet ishin të hapura edhe këtë mëngjes.

Gjeloshaj beson se ky është një vendim politik i Qeverisë dhe “hakmarrje për shfaqjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA