Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me IPSOS, vetëm 34% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës dhe 53% e tyre e vlerësojnë negativisht.
Vetëm 7% e të anketuarve nga 12 qarqe të vendit e kanë vlerësuar si shumë të mirë punën e opozitës dhe 27% të tyre si mjaft të mirë.
Në bazë të sondazhit, PD-së i ulen pikë në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen në vend.
IPSOS është partner i agjencisë së lajmeve Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si, Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
IPSOS është themeluar nga Didier Truchot në Paris në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij. Në harkun kohor 1990 – 1998 kompania zgjerohet në Evropë dhe në Amerikë dhe në periudhën 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe listohet në bursën e Parisit.
Top Channel