
Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.
47% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtim të gabuar, kurse 38% mendojnë se po shkon në drejtim të duhur.
“38 përqind e shqiptarëve në drejtimin e duhur mendojnë ata që janë të vendosur që të votojnë, ndërsa pjesa e atyre që nuk do votojnë thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar”, tha Oliviero Marchese drejtor i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS.
Në sondazhin e kryer nga periudha 10 deri më 16 shkurt të këtij viti janë intervistuar 1.527 qytetarë mbi 18 vjeç në 12 qarqet e vendit.
Kanë marrë pjesë më shumë femra se sa meshkuj, përkatësisht 51% dhe 49%.
Metodologjia e përdorur në sondazhin nga Top Channel dhe IPSOS
Në veri kanë marrë pjesë 18% e popullsisë, në qendër 50% dhe në jug 32%. Në zonën rurale kanë marrë pjesë 45% kurse në atë urbane 55%.
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në Botë. IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve më prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive, më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.
Kampioni në sondazhin e Top Channel dhe IPSOS
Është Top Channel që ka kontraktuar ketë kompani për sondazhin dhe ai do të prezantohet nga Oliviero Marchese drejtor i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS.
IPSOS është partner i agjencisë së lajmeve Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si, Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
IPSOS është themeluar nga Didier Truchot në Paris në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij. Në harkun kohor 1990 – 1998 kompania zgjerohet në Evropë dhe në Amerikë dhe në periudhën 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe listohet në bursën e Parisit.
Top Channel