Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve kompaninë IPSOS, sot ora 21:00 në emisionin Open drejtuar nga gazetarja Eni Vasili, do të publikojë sondazhin për zgjedhjet e 25 Prillit.
Sondazhi është kryer në periudhën 10 deri në 16 shkurt 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç.
1.527 të anketuarit në 12 qarqet e vendit , i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar.
Të intervistuarit janë pyetur se cilat janë problemet më të rëndësishme, në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.
Sondazhi i jep përgjigje dhe pyetjeve se cilat figura politike, mund të besohet më shumë në skenën politike shqiptare.
Ky sondazh i IPSOS për Top Channel, sjell po ashtu vlerësimin për punën e qeverisë dhe opozitës, në trajtimin e problemeve më të mëdha me të cilat po përballet Shqipëria.
Natyrisht në sondazhin e IPSOS , do të ketë përgjigje dhe për pyetjen, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë , për cilën nga partitë do të votohej dhe se kush do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS) është një nga kompanitë lider të sondazheve në Botë.
IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve më prestigjioze, fondacioneve dhe kompanive, më të mëdha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.
IPSOS është partner i agjencisë së lajmeve Reuters, Bankës Botërore, UNICEF, Forumit Ekonomik Botëror etj për sondazhe dhe hulumtime si, Brexit, përqindja e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën apo zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Ipsos është themeluar nga Didier Truchot në Paris në vitin 1975, me qëllimin që të punojë drejtpërdrejt me klientët e tij.
Në vitit 1990 – 1998 kompania zgjerohet në Europë dhe në Amerikë.
Ne 1999 – 2010, IPSOS kthehet një organizatë me shumë specializime dhe listohet në bursën e Parisit.
Top Channel