Shkëlqeu me veshjen e fundit, por ky crop top i kushtoi Kylie Jenner më shumë se mendoni

25/02/2021 13:07

Influencuesja njihet për veshjet e saj me vlera marramendëse.

Kylie Jenner vazhdon të modelojë nga shtëpia me veshje nga garderoba e saj që janë për t’u patur zili. Ajo pozoi me një veshje të Versaces.
Kush ka nevojë të dalë jashtë dhe t’i kërkojë paparacëve foton, duke rrezikuar të marrin Covid, kur ju mund të jeni si Kylie Jenner që ekspozon veshjet nga privatësia e rezidencës së saj 36.5 milion dollarëshe, shkruan Hollywood life.

Crop top-i që mbante veshur Kylie kushton 2.800 $. Është një veshje shumëngjyrëshe që përfshin, rozën neoni në njërën anë dhe jeshile neoni në anën tjetër. Printimi ikonik i Versaces përfundon me një rrip me markë argjendi.

Kylie e shoqëroi pjesën e sipërme të mrekullueshme me xhinse të bardha dhe mbajti një çantë Louis Vuitton Dalmatian Pochette 1,990 dollarë. Por në disa artikuj, ajo tregoi që fansat e saj mund t’i përballojnë këto veshje.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA