Serbi/ Rreth 4 mijë të prekur me COVID gjatë 24 orëve
25/02/2021 18:19
3.588 raste të reja me koronavirusit janë regjistruar ditën e sotme në Serbi, nga 15.074 testime.
Fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 15 persona.
3.832 pacientë janë të shtruar në spitale sot, 153 prej të cilëve janë në oksigjen.
Që nga fillimi i epidemisë, 2.903.450 njerëz janë testuar, 449.901 raste janë regjistruar dhe 4.398 pacientë kanë vdekur. Shkalla e vdekshmërisë është 0.98, sipas të dhënave zyrtare.
Top Channel