Prej mëngjesit të kësaj të enjte, është tensionuar ndjeshëm situate në komunën e Tuzit në malin e Zi.
Kjo komunë me shumicën e banorëve shqiptarë drejtohet nga Nik Gjeloshaj, I cili kundërshtoi vendimin e qeverisë së malit të zi për të mbyllur hotelet, baret dhe restorantet në këtë komune për shkak të covid.
Gjeloshaj thotë se Tuzi është në listën e zonave të gjelbra dhe nuk ka arsye për t’u mbyllur. Policia malazeze megjithatë shkoi në qytezën Tuzit por u pengua nga banorët e Tuzit që kishin bllokuar edhe rrugën nacionale.
Nik Gjeloshaj në këtë veprim ka marrë mbështetjen edhe të forcave të tjera politike në malin e zi, partitë që përfaqësojnë shqiptarët, por edhe partitë që përfaqësojnë malazezët.
Gjeloshaj tha se këtë akt, qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe zëvendëskryministrit, Dritan Abazoviq e bëri se në Tuz është përkujtuar dita e pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i vendit premtoi të shkonte të bisedonte me drejtuesit lokalë të Tuzit por më pas vendimi u anulua. Ndërkohë që kishte zëra që I bënin thirrje prokurorisë së Malit të Zi të arrestonte kryekomunarin e Tuzit Nik Gjeloshaj për shkelje të ligjit dhe masave anti covid.
Por kryeprokurori special Milivoje Katnić tha se nuk ka asnjë bazë për të vepruar në rastin e protestës në Tuz, por ai u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ligjet. Ndërkohë protestuesit, shqiptarë dhe malazezë bashkë ranë dakord të hapin rrugën por nuk do pranojnë mbylljen e bizneseve.
Top Channel