“PD e LSI kandidojnë humbësit”/ Kryetari i bashkisë së Tiranës takim në njësinë katër në kryeqytet

25/02/2021 15:13

Ndalesa e radhës për Erion Veliajn në krye të fushatës elektorale për qarkun Tiranë, ishte njësia 4 nga ku tha se Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin ndryshe nga PD dhe LSI.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u”.

Sipas Erion Veliajt janë të shumtë ata që edhe në njësinë 4 i kanë thënë lamtumirë LSI-s dhe PD-s.

“Më vjen shumë mirë kur dëgjoj se po afrohen gjithmonë e më shumë edhe ata që përkohësisht u larguan te LSI-ja, me shpresën se ishte një alternativë e majtë. Por, e kuptuan se ishte një parti private që do ta shqyejë të majtën, t’ia vërë në prehër Saliut. Edhe ata që po ikin nga PD-ja, më vjen mirë që janë bashkuar me ne, se e kuptuan që ata që ulërisnin “liri demokraci” në fakt ishin ish-komunistët, ish-sigurimsat. Saliu me shokë, sekretari i fundit i partisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA