Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar sot me 18 vjet heqje lirie shtetasen kosovare M.P., për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Mustafë Tahiri, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurën M.P. për veprën penale vrasje e rëndë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me 17 vjet burg, ndërsa për veprën tjetër mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me dy vjet. Në bazë të nenit 80 të KPRK-së, gjykata të akuzuarën e gjykoi me dënim 18 vjet burg.

E pandehura më 31.08.2018, në Ferizaj, me dashje dhe në mënyrë dinake, ka vrarë A.K., me të cilin ishte në lidhje dashurie. Pas vrasjes, ajo ishte arratisur në  Gjermani, ku pas vërtetimit të vendndodhjes, e njëjta arrestohet nga autoritetet gjermane dhe më 18.12.2019 ekstradohet në Kosovë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA