Incidenti në minierë/ Arrestohet armatori, procedohet brigadieri për shkeljen e rregullave në punë

25/02/2021 11:48

Dy punonjës të minierës private ku një ditë më parë humbi jetën një minator do të japin llogari para drejtësisë për ngjarjen. 

Policia e Bulqizës arrestoi nje 61 vjeçar armator të një subjekti minerar, si dhe procedoi penalisht brigadierin në lidhje me incidentin që i ndodhi 49 vjecarit Fiqiri Karaj. Ai po punonte për ndërtimin e një skele druri ne galeri kur një masiv kromi i ra mbi koke duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dy personat që po ndiqen penalisht për këtë ngjarje akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ata kanë patur për detyre kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre bën me dije policia , mesditën e datës 24.02. në një nga nënkatet e subjektit minerar, është shembur një pjesë armature duke i shkaktuar vdekjen një 49-vjeçarit  me detyrë vagonist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA