Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës kemi të paktën 840 raste aktive me Covid 19.

Në raport me javën e kaluar vihet re një rritje e lehtë e numrit të rasteve të cilat janë të përqendruara kryesisht mes të rinjve. Vatra kryesore e infektimeve mbetet familja ndërkohë që edhe shkollat sidomos ato 9-vjeçare përbëjnë një tjetër problem. Vetëm në shkollën “Koto Hoxhi” në qytet ka 8 arsimtarë të infektuar dhe gati 40 nxënës.

“Kemi brenda në qytet, kemi në Lazarat, kemi në Libohovë, në Dropullin e Poshtëm. Këto janë hot-spote në rrethin Gjirokastër.”

Së fundi kemi edhe një situatë të lidhur me riinfektimet. Ka shumë persona të cilët ishin infektuar në fundin e vjeshtës të 2020 dhe janë riinfektuar tani. Të paktën  dy raste konfirmohen si zyrtarë dhe lidhen me punonjës të burgut të Bënçës në Tepelenë.

“ Kemi raste të riinfektimeve por jo në Gjirokastër, në rrethe të tjera ndoshta nga qarkullimi i virusit të ri anglez, afrikan apo brazilian që mendohet se qarkullojnë edhe në vendin tonë.”

Përqindja e rasteve që rezultojnë pozitivë krahasimisht me një javë më parë është mjaft më e lartë çka do të thotë se niveli i infektimeve është i rritur.

Nëse do të kishim rastin e çeljes së një pavioni anti- Covid në Gjirokastër duket se infrastruktura pritëse është e pranueshme për të akomoduar rreth 60 pacientë por sfidë do të ngelet personeli mjekësor pasi kemi vetëm 3 mjekë që mund ti shërbenin kësaj situate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA