Serbia tani po kryeson në Evropë për sa i takon procesit të vaksinimit.

Madje, Serbia është tani i vetmi vend në Evropë ku qytetarët mund të zgjedhin lirisht se cilën vaksinë duan të marrin. Rreth një e pesta e popullatës së vendit, 1.4 milionë njerëz nga 7 milionë gjithsej, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Rreth 500 mijë, kanë marrë të dyja dozat.

Për një proces masiv të vaksinimit, autoritetet serbe kanë miratuar katër vaksina, atë të Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca-s, kinezen Sinopharm dhe rusen Sputnik V. Këto dy vaksina të fundit nuk janë miratuar ende për përdorim në Bashkimin Evropian, ku Serbia aspiron të anëtarësohet, por qeveria serbe argumenton se vaksinat nuk duhet të jenë një çështje gjeopolitike, por një çështje e kujdesit shëndetësor. Si rezultat, njerëzit mund të zgjedhin nga katër llojet e vaksinave. Ata po ashtu mund të deklarojnë se nuk kanë preferenca në mënyrë që të vaksinohen sa më shpejt.

Fillimisht doja vetëm vaksinën e Pfizer ose të Astra Zeneca-s, por ndryshova mendje. Sot unë bëra një vaksinë dhe nuk ka aspak problem se cila është ajo. Të gjitha janë njësoj“, thotë një qytetare.
Ne po administrojmë vaksinën e Sinopharm, vaksinojmë 1500-2000 persona në ditë dhe nuk kemi patur asnjë eksperiencë të keqe“, deklaroi Daragana Miloseviç.

Nëse do të duan të zgjedhin atë të Pfizer dhe Biontech, duhet të qëndrojnë pak më gjatë në listën e pritjes, por duke patur parasysh opinionin publik pozitiv në vend, ndaj Rusisë dhe Kinës, zgjedhja e vaksinës nuk po rezulton problematike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA