Bamir Topi dorëhiqet nga partia/ Një ditë pasi nënkryetari Sali Shehu nënshkroi koalicionin me PD

25/02/2021 15:11

Preferoi largimin sesa bashkëpunimin! 

Bamir Topi la kryesimi e FRD-së vetëm pak orë pasi numri dy i partisë, Sali Shehu vendosi bashkëpunimin me demokratët për zgjedhjet. Në shkesën e dorëheqjes së parevokueshme Bamir Topi nuk jep arsye të largimit nga drejtimi i  partisë, ndërkohë mësohet se ai ishte i pakënaqur me negociatat që në emër të FRD-së i zhvilloi Sali Shehu, sekretari i Përgjithshëm i Partisë, i cili u mjaftua vetëm me emrin e tij në listat e Partisë Demokratike.

Dorëheqja moralisht duket si mungesë dakordësie për marrëveshjen me PD, por ligjërisht i jep të gjithë forcën juridike firmës që dha numri dy i FRD, Sali Shehu, për koalicion me Partinë Demokratike. Ndërkohë mësohet se në listat e PD do jetë emri i Sali Shehut si kandidat.

Bashkëpunimi mes Lulzim Bashës dhe FRD-së së Bamir Topit befasoi më së shumti simpatizantët e Partisë Demokratike   të cilën në 2011 e shpallësh ish-nënkryetarin e partisë asokohe president pucist, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha nuk ja kursen etiketimet si horr bulevardi.  Në 2015 Bamir Topi  bashkëpunoi me socialistët për zgjedhjet lokale, ndërkohë mundësia e afrimit ne PD dukej e largët për sa kohë ai nuk ishte dakord me shumë vendime të lidershipit.

Krejt papritur një ditë më parë, ne marrëveshjen e demokratëve u shfaq edhe emri i Bamir Topit si kryetar i FRD-së, ndërkohë vetëm pak minuta nga skadimi i afatit zyrtar për regjistrimin e koalicioneve, numri dy i FRD-së Sali Shehu, u rikthye ne PD dhe firmosi marrëveshjen për bashkëpunim, mesa duket pa dakortësine e Bamir Topit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA