Ambasadori britanik: Po afrohet afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve! Sigurohuni të keni njerëz që nuk janë të lidhur me korrupsionin
25/02/2021 16:25
Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar për listat e kandidatëve për deputetë që po përgatisin partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Norman thotë se afati është pranë dhe palët duhet të sigurohen që të zgjedhin persona që nuk janë të lidhur me krimin apo korrupsionin.
“Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurohen që kandidatët të cilët dëshirojnë të përfaqësojnë njerëzit nuk janë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion ose të jenë të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë”, shkruan Norman.
Top Channel