Klodian Braho në Hagë, kreu i SPAK takohet me presidentin e Eurojust: Fokus lufta kundër krimit të organizuar Një minator humbi jetën gjatë një aksidenti në punë në një minierë private kromi në zonën D, në Bulqizë.
Fiqiri Karaj, 49 vjeç po punonte për ndërtimin e një skele druri kur një masiv minerali u shkëput nga tavani i galerisë duke i rënë mbi kokë. Goditja ishte fatale duke e lënë të vdekur në vend.
Trupi i pajetë i minatorit baba i 3 vajzave u dërgua në morgun e spitalit te Bulqizës për ekspertize, ndërkohe policia ka nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes që ndodhi në mesditë.
Në galeritë private të minierave të kromit në Bulqizë ndër vite ka patur me dhjetëra viktima. Por më shumë janë të plagosurit dhe invalidët e punës. Arsyeja e aksidenteve të shpeshta në galeri ka të bëjë me mungesën e sigurisë në punë dhe mungesën e investimeve.
Top Channel