Foto ilustruese

TIRANË – 6 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, sepse në Rrugën e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, menjëherë sapo i është dhënë shenjë ndalimi nga Policia, ka hedhur nga xhami i pasagjerit një qese me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Gj. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

A. M., 41 vjeç, pasi ka vjedhur disa veshje në një dyqan.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bënë ndalimin e shtetasit T. T., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

N. H., 49 vjeç dhe R. M., 29 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA