Foto ilustruese

Një 38-vjeçar është arrestuar në Berat pasi po lëvizte jashtë orarit të lejuar bazuar në rregullat anticovid më makinë dhe në gjendje të dehur.

V. H. nuk i është bindur parullës së policisë, por më pas është kapur dhe pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l.

Berat

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. C., 38 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin jashtë fashës orare të lejuar, në kundërshtim me Aktin Normativ, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë, por është kapur më pas nga forca e posaçme “Shqiponja”. Shtetasi V. H., pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/l. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, si dhe u mor masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA