Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike ka zhvilluar takime të ndryshme për të bërë gati koalicionin me aleatët për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.
Endri Shabani ka debatuar në “Open” me Oerd Bylykbashin duke thënë se duhet të ikë Basha dhe zgjedhja e tij është që të përballet me votuesit.
Bylykbashi: Dilni më vete dhe shihni sa mund të bëni. Sot Shqipëria ka nevojë për zgjidhjen e një çështje tjetër, për këtë mënyrë qeverisje që shkon përtej
Shabani: Nuk është krenari.
Bylykbashi: Ta them unë çfarë është krenari. Ti e ke mundësinë sot të zgjidhesh në 2 mënyra.
Shabani: : Ky është si Stalini, 70 vjet mbrapa. Unë do të përballem me votuesit.
Bylykbashi: Këtu nuk jemi para një
Shabani: Duhet të ikë Basha me oligarkët, ti je pro oligarkëve.
Bylykbashi: Ne duhet të presim duart.
Shabani: Po ti s’guxon të përmendësh emrat.
Bylykbashi: Po pse çështje emrash është? E gjithë e mira e kësaj historie është që të bashkohen në një forcë që rrëzon Edi Ramën.
Top Channel