Foto ilustruese

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje më thikë të dy personave para 4 ditësh është kapur në Skrapar.

Gjithashtu u arrestua një 33-vjeçar pasi dhunoi nënë e tij.

Skrapar

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim policor.  Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Skrapar. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., më datë 20.02.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. M. dhe A. Ç. Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh. M. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, po nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA