Nënë e birë, Valbona Çerma 51 vjeç dhe Flamur Çemra 23 vjeç, mbetën të plagosur mbrëmjen e së martës në lagjen numër 12 në Durrës.
Shkak ishte një vend parkimi në këtë hapësirë që ju shihni në pamje. Fillimisht konflikti lindi midis, vëllait të Flamurit, Orgesit dhe Zyber Jubës, komshiut të tyre të katit të dytë. Ata u goditën me sende të forta ndërsa Zyberi mbetet i plagosur dhe dërgohet në spital.
Fillimisht ai u dyshua si autori i plagosjes së dyfishtë në këmbë të nënë e bir, por hetimet e prokurorisë së Durrësit, zbuluan se autori ishte vëllai i Zyberit, Ergys Juba. Ai u arrestua, ndërsa në kërkim u shpall vëllai i tij Altin Juba, dhe një tjetër person, Olsion Nesha.
Valbona Çerma doli nga spitali këtë të mërkurë, dhe shpjegoi për Top Channel dinamikën e ngjarjes. Ne pyetëm edhe komshinjtë të personave të përfshirë në këtë konflikt banal.
Ndërkaq, Flamuri, djali i saj vijon të jetë nën trajtimin e mjekëve pas plagosjes. Sipas të dhënave të policisë, Orges Çerma, po ndiqet penalisht për dëmtime të tjera me dashje. Ndërkaq, e gjithë dosja është referuar në prokurori për vepra penale, të Vrasjes së mbetur në tentativë, Armëmbajtje pa leje dhe dëmtime të tjera me dashje.
Top Channel