Astrit Patozi ka zbuluar se nuk ka pasur asnjëherë ftesë nga PD për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e 25 prillit.
Në “Open” theksoi se nuk ka asnjë shenjë që Basha do të jetë ndryshe nga Rama. Për këtë i referohet edhe deklaratave të fundit të Bashës, për të cilin thotë se nuk ka respekt për aleatët e tij.
Patozi: Nuk kam pasur ftesë. Kemi koncepte të ndryshme për politikën dhe ndahemi me PD për qëllimet që kemi. Ne bashkohemi të rrëzohemi me Edi Ramën. Ju nuk keni kërkuar listën e hapur por rrëmbyet komisionerët, pra nuk doni të ndryshojë Shqipëria, por pushteti. Unë flas për sistem politik. Për ne rotacioni është i mirëseardhur.
Pyetje: Basha është njësoj si Rama?
Patozi: Mund të jetë. Nuk kam asnjë shenjë e asnjë provë që nuk do bëjë të njëjtën gjë. Ky tjetri se ai del sepse nuk qeveris. Unë kam neveri për këtë lloj administrimi pushteti. Fjalët nuk mjaftojnë. Ky njeri që unë nuk e neve ris si mënëyrë qeverisje dhe kur mora këtë, më bezdis arroganca e administrimit të pushtetit. Nuk shoh asnjë shenjë nga pala tjetër dhe para se të mbyllë koalicionin me aleatët thotë “qeveria ime”, të paktën të ketë respekt për aleatët dhe të thojë “qeveria jonë”.
Top Channel