Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë
Partia demokratike dhe aleatët duket se kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.
Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, në marrëveshjen e arritur ditën e sotme mes partive politike , e cila pritet të dorëzohet në KQZ thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse.
“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.
Të gjithë e dimë që duhet ndryshim. Shqiptarët janë të fortë, Shqipëria është e fortë. Ka vetëm një njeri përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vitet e fundit dhe ky është Edi Rama.
Ne po ndajmë të njëjtat vlera e parime në veprimtarinë e përgjithshme politike, si edhe në vizionin për qeverisjen e vendit. Dëshirojmë të koordinojmë angazhimet dhe kontributin për fitoren e përbashkët politike dhe prandaj
VENDOSËM QË:
- Të formojmë një Koalicion për të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin të datës 25 Prill 2021.
- Emri i koalicionit është “Partia Demokratike – Alenaca per Ndryshim”
- Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “PD – AN”
Sigla e Koalicionit është PD
Partia udhëheqëse e koalicionit është Partia Demokratike e Shqipërisë.
- Të autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, që të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listat shumëemërore të kandidatëve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjetër të nevojshëm për regjistrimin e koalicionit dhe kandidatëve deri në përfundim të procesit zgjedhor.
- Të autorizojmë Z. Ivi Kaso që:
a. Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
b.Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.
c.Të caktojë vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithë vendin.
- Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumëemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit të përcaktuar në aneksin e Udhëzimit nr. 1 dt. 23.12.2020 të KQZ.
- Në listën shumëemërore të koalicionit zgjedhor do të përfshihen, për çdo parti të koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale që rezulton për secilën parti. Kandidatët në listat shumëemërore të koalicionit, pavarësisht se cilës parti i përkasin, do të konsiderohen dhe vlerësohen si kandidatë vetëm të koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
- Kjo marrëveshje hyn në fuqi menjëherë ditën e nënshkrimit të saj.
Partitë e Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca per Ndryshim”, firmëtare të kësaj marrëveshje, janë:
PARTIA DEMOKRATIKE – Kryetari, Lulzim BASHA
PARTIA REPUBLIKANE – Kryetari, Fatmir MEDIU
PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Kryetari, Shpëtim IDRIZI
PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Kryetari, Dashamir SHEHI
PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Kryetari, Vangjel DULE
PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Kryetari, Agron DUKA
PARTIA DEMOKRISTIANE – Kryetari, Nard Ndoka
PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Kryetari, Bamir TOPI
PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Kryetari, Arian STAROVA
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Kryetari, Artur ROSHI
PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Kryetari, Ylber VALTERI
PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Kryetari, Mustafa LICI
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Kryetari, Shpëtim Axhami
PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Kryetari, Dhimitër Muslia”

Top Channel