Astrit Patozi ka folur për marrëveshjen e arritur në minutën e fundit mes Lulzim Bashës dhe Nard Ndokës në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në “Open”, Patozi tregoi historinë e vitit 2017 të Ridvan Bodes, i cili ndërhyri për të bindur aleatët që të firmosnin marrëveshjen me Bashën por më pas mungoi emri i tij në lista. Patozi uron që të mos ndodhë e njëjta gjë me Dukën, i cili loboi për të bindur Ndokën që të binte dakord me Bashën.
“Partia e madhe ka pjesën e luanit në të gjitha rastet dhe mënyra si është shkruar kodi prej dy partive më të mëdha është një lloj partnerizimi që e ka në paradhënie. Ajo që mund të themi është se nëse e kanë arritur marrëveshjen ne mund t’i urojmë kolegët por nuk është dita për të duartrokitur. Ne edhe mund të duartrokasim nëse na e kërkojnë. Problemi është që çfarë ka thënë sot koalicioni që është materializuar. Ccfarë i ka thënë Shqipërisë? I ka thënë që jemi në vitin 2017 sërish. Nuk besoj që ardhja e Bamir Topit që është ende e pakonfirmuar, edhe ikja e Nard Ndokës është ajo që e bën situatën politike të ndryshme nga viti 2017. Ne jemi në një “deja vu”, përsa i përket raportit të PD, PS, LSI. E vetmja risi që e bën të ndryshëm kontesktin politik nga 2017 është fakti që ka disa parti të reja dhe është e vetmja risi që qytetarët kanë përpara se sa të shkojnë drejt kutive të votimit.
Doja të thoja një gjë shumë të bukur. Ka një histori të 2017 që duket si barcoletë dhe uroj që Duka të mos ketë të njëtin fat. Në 2017, Ridvan Bode u thirr nga Basha që të bindte aleatët planprishës për të firmosur marrëveshjen dhe në minutën e fundit, natën e thikave u investua dhe arriti të bindë aleatët. Kur shkoi në shtëpi, emri i Bodes mungonte. Uroj që e njëjta gjë të mos ndodhë me Dukën, i cili ka lobuar në marrëveshjen me Boden. Duket si barcoletë, por është e vërtetë”, tha Patozi.
Top Channel