Hapet spitali Covid në Elbasan/ Kapaciteti është 81 shtretër, shtrohen 5 pacientët e parë

24/02/2021 15:04

Është hapur tashme pavioni Covid në spitalin rajonal të Elbasanit i cili ka pritur sot 5 pacientët e parë të prekur me Covid-19.

Tashmë janë duke u shtuar në këtë spital pacientë të prekur nga Qarku i Elbasanit, por nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë mund të diktojnë edhe shtrimin e personave nga qarqe të tjera të vendit.

Hapja e këtij spitali erdhi si pasojë e numrit të lartë, gjithnjë e në rritje të të prekurve me covid-19. Vetëm në 24 orëshin e fundit në Elbasan janë regjistruar mbi 81 të prekur, ndërsa bashkia më e madhe me numrin më të lartë të të prekurve ka qenë bashkia e Elbasanit.

Por edhe bashkia e Librazhdit ka regjistruar 33 të prekur, një numër i lartë për numrin e vogël të popullsisë, dhe një humbje jete gjithashtu. 81 shtretër është kapaciteti i këtij pavioni Covid, në spitalin Rajonal të Elbasanit të pajisura gjithashtu me aparatura të nevojshme për këtë sëmundje sidomos përsa i përket aparaturave të oksigjenimit. 25 persona personel shëndetësor janë trajnuar për tu shërbyer personave të prekur me Covid me Covid-19.

Tashmë në bazë të nevojave të Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë Shqipërinë në spitalet rajonale do të hapen pavijone Covid, ku kapaciteti pritet të jetë rreth 600 shtretër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA