Autostrada mbushet me gropa/ Edhe rruga dytësore në gjendje shumë të keqe

24/02/2021 15:22

Rruga dytësore e autostradës Tiranë Durrës është një nga rrugët qe ka përqendrimin me te madh te bizneseve.

Ne këtë aks, gjithmonë ka një trafik te rënduar për shkak te gropave qe janë krijuar ne asfalt.

Sic thonë edhe drejtuesit e automjeteve, prej disa vitesh ne këtë rruge nuk është vënë dorë.

“Ka vite që nuk kanë vënë dorë. Po na çahen gomat e makinave”.

Kurse, autostrada Tirane Durrës, siç mund të shihet edhe nga pamjet gjendja e rrugës nuk është aspak e mirë. Një segment ku shpejtësia maksimale është 90 km/h, dhe në këtë lloj situate, është shumë e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.

Pavarësisht se Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka një kontratë mirëmbajtjeje me Bankën Botërore, kjo autostradë nga me te rëndësishmet ne vend është lene ne këtë gjendje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA