Më në fund është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se kreu i Partisë Demokristiane pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të. Ndoka ka kërkuar dhe më parë të kandidonte në këtë qark, por diskutimi me Bashën ka qenë për vendin e tij në listën e Shkodrës.
Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri mbrëmjen e sotme pasi nuk pranonte të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por duket se kanë rënë dakord.
Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ pasi dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel