17/11 19:33
Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Në emisionin “Open”, Duka ka zbuluar se Basha i ka premtuar vendin e dytë në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe nëse nuk e merr, nuk do të vrasë njeri por do të tërhiqet nga politika.
Duka: Kam negociuar për vendin e dytë. Nëse nuk e marr, nuk kam për të vrarë njeri. Por nëse nuk jam i dyti në Durrës, nuk dal kundër opozitës, nuk bëhem me Ramën por rri në shtëpinë time.
Ka një muaj që Basha më ka komunikuar që do jem i dyti në Durrës. Të tjerët kanë për të negociuar deri më datë 6 dhe gjithsecili ka qenë në merak të vendit të vet.
Top Channel