Topalli zbulon për herë të parë bisedat për çështjen e pronave: Nuk jam aspak krenare!

23/02/2021 22:07

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, dikur numri 2 i Partisë Demokratike kur qeveriste Sali Berisha ka zbuluar në “Open” bisedat private për çështjet e pronave.

Ajo tha se qeveria donte t’ia jepte Ministrinë e Shëndetësisë aleatëve që kishin, por këtë duhet ta mbante vetë së bashku me përgjegjësinë që i takon.

Topalli: Nuk kam qenë në asnjë pozicion të ekzekutivit. Përpiqem të jem e ndershme me veten dhe të tjerët. Jam krenare për çdo gjë që ka arritur qeverisja e 2005-2009, jam krenare që vendi ynë është në NATO, jam krenare që kemi liberalizuar vizat, që investimet e huaja kanë qenë disa fish më shumë se sot, por nuk mund të them se nuk kemi pasur gabime.

Nuk mund të them se jam krenare për mënyrën se si u trajtuan pronat. Nuk i dini bisedat e mia me ata që merrnin vendime për çështjet e pronave. Biseda ime ka qenë e brendshme. Nuk e kam thënë në televizion kur ne liberalizuam universitetet dhe nuk arritëm që paralelisht të siguronim mekanizmin e kontrollit të universiteteve dhe rënkimit të tyre. Çdo defekt i kësaj, edhe në shëndetësi, unë e di që qeveria ka qenë e obliguar për t’ia dhënë Ministrinë e Shëndetësisë aleatëve që kishim në qeveri, por një qeveri e përgjegjshme, Ministrinë e Arsimit, të Brendshme, të Shëndetësisë do ta mbajë vetë dhe të mbajë përgjegjësinë për reformat që bën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA