Ne si shoqëri kemi mungesë informacioni mbi gjuetinë. Sipas gjuetarëve, për shkak të mungesës së këtij informacioni, bëhet gabim shumë i madh sepse ngatërrohet gjuetia me brakonazhin duke i quajtur të dy kategoritë gjuetarë.
Por bota i ndan në gjuetarë dhe brakonierë. Brakonieri është e kundërta e gjuetarit dhe ky grup gjuetarësh të paligjshëm janë armiku më i madh i gjuetarëve.
Brakonierët janë ata që e vjedhin gjahun. Gjuajnë me metoda dhe mjete të jashtëligjshme të cilat rrezikojë vazhdueshmërinë e species. Janë ata që qëllojnë llojet e mbrojtura të faunës. Janë ata që gjuajnë jashtë përcaktimeve kohore sepse gjuetia zhvillohet më pak se gjashtë muaj në vit. Pjesa tjetër është sezon shumimi, sistemimi dhe nuk lejohet gjuetia gjatë kësaj periudhe.
Si rezultat i kësaj veprimtarie të paligjshme, në 2016 organizata Bird Life international e rendit Shqipërinë në 10 vendet me rekorde më të këqija përsa i përket vrasjes së shpendëve kryesisht. Të dhënat e studimit të atij viti të organizatës ndërkombëtare tregojnë për rreth 2655 individë të vrarë çdo vit në vendin tonë.
Top Channel