“Testet e covid kanë mbaruar”, mjeku shqiptar: Varianti anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri

23/02/2021 13:25

Mjeku shqiptar në Gjermani, Erion Dasho në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” tha se varianti anglez i COVID ka ardhur prej kohësh në vendin tonë.

Sipas tij janë dy arsye kryesore, komunikimi i vazhdueshëm i vendit tonë me Britaninë dhe masat e pakta në Shqipëri.

Ai theksoi se në vendin tonë nuk ka më teste, por ministria nuk tregon transparencë.

“Varianti anglez ka ardhur prej kohësh në Shqipëri, sepse kemi komunikim të vazhdueshëm me Britaninë dhe për nivelin e ulët të masave në vendin tonë. Ne kemi 2 udhëtime direkt në ditë. Ne jemi vendi me testimin më të ulët në Evropë. Nuk ka më teste, kanë mbaruar. Këtu transparenca lë gjithmonë për të dëshiruar, shikohet qartazi në numrin e testeve që kryhen. Duhet të kryhen 10 mijë teste në ditë me numrin e të prekurve që kemi”, tha mjeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA